Aktualitet
Mbretëria e Bashkuar: Kosova nuk ka patur konsulta me ne
Qeveria e Kosovës nuk është konsultuar me aleatët ndërkombëtarë të saj për shpalljen e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” organizata terroriste.
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar tha se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar as me Londrën përsa i përket shpalljes së dy formacioneve ilegale në veri si organizata terroriste.
Gjithashtu edhe Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania thanë të premten se nuk janë koordinuar nga Qeveria e Kosovës për vendimin.
Më 29 qershor, Qeveria e Kosovës i shpalli “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadat e Veriut” si organizata terroriste. Kryeministri Albin Kurti, tha gjatë arsyetimit të vendimit se këto dy organizata, paraqesin “kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë në Kosovë”.