Rajon
Mbretëria e Bashkuar urdhëron: Lironi menjëherë policët e rrëmbyer
Mbretëria e Bashkuar ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve që u rrëmbyen nga Serbia më 14 qershor.
Ambasadori Neil Holland, shef i misionit të OSBE-së në Vjenë tha se vendi i tij është në dijeni për rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe se Prishtina e Beogradi duhet të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të ndërmarrin hapa drejt de-përshkallëzimit menjëherë.
“Ne kemi përsëritur thirrjet tona ndaj Qeverisë së Kosovës që të sigurojë që kryetarët e zgjedhur të komunave t’i kryejnë detyrat e tyre nga lokacione alternative dhe që njësitë e Policisë Speciale të tërhiqen nga afërsia e ndërtesave komunale”.
Mbretëria e Bashkuar tha se zgjedhjet e reja, gjithëpërfshirëse duhet të shpallen sa më shpejt që të jetë e mundur – “në të cilat presim dhe inkurajojmë serbët e Kosovës të marrin pjesë”.