Bota
Mbreti Karl III diagnostikohet me kancer
Mbreti Karl III është diagnostikuar me kancer, njofton Buckingham Palace. Lloji i kancerit nuk është zbuluar, por Mbreti filloi trajtimet e rregullta të hënën. Mbreti u diagnostikua me kancer pasi mori trajtim për një zmadhim beninj të prostatës. Mjekët vunë re një problem dhe kryen analizat.“Gjatë procedurës së fundit spitalore të Mbretit për zmadhimin beninj të prostatës, u vu re një çështje e veçantë shqetësuese. Testet e mëvonshme diagnostikuese kanë identifikuar një formë kanceri”, thuhet në deklaratën e pallatit mbretëror, duke mos e specifikuar fazën në të cilën ndodhet.“Mbreti është mirënjohës ndaj ekipit të tij mjekësor për ndërhyrjen e tyre të shpejtë, e cila u bë e mundur falë procedurës së tij të fundit spitalore. Ai mbetet plotësisht pozitiv për trajtimin e tij dhe pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur. Madhështia e tij ka zgjedhur të ndajë diagnozën e tij për të parandaluar spekulimet dhe me shpresën se mund të ndihmojë mirëkuptimin publik për të gjithë ata në mbarë botën që janë të prekur nga kanceri”, thuhet më tej në deklaratë.Charles u diagnostikua me gjendjen beninje më 17 janar ndërsa qëndronte në Birkhall, Aberdeenshire, pasi shkoi për një kontroll. Mbreti ndoqi një shërbesë kishtare për herë të parë që nga trajtimi i tij në spital të dielën në kishën e Shën Marisë Magdalene në Sandringham së bashku me Camilla.