Kosova
Mbreti vritet në fushën e shahut/ Albin Kurti llogarit fitoren te diaspora
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Demo Berisha, tha për ‘Kosova Online’ se Albin Kurti po i kthehet gjithnjë e më shumë diasporës për shkak se po afrohen zgjedhjet e përgjithshme, por ai beson se konflikti i Kurtit me komunitetin serb do t’i kushtojë shtrenjtë, sepse askush nuk dëshiron më luftë”.
Kurti së fundi ka deklaruar se askush nuk ka diasporë më të lidhur me atdheun e tij se sa Kosova. Por Berisha theksoi se ky pretendim është pjesërisht i vërtetë, por jo në masën që e portretizon Kurti.
Ai theksoi se diaspora shqiptare nga Kosova përbëhet nga rreth 1.200.000 qytetarë të cilët kanë shkuar në Evropë, kryesisht në Gjermani, Zvicër, Austri dhe gjithnjë e më shumë në Slloveni, qoftë për punë të përkohshme ose me kontrata.
“Të gjitha partitë politike nga Kosova kanë prezencën e tyre atje. Kurti sigurisht që po mbështet në to dhe po përpiqet të tërheqë vëmendjen e tyre për arsyen e thjeshtë se në vitin 2025 e presin zgjedhjet e përgjithshme. Pra, ai po shfrytëzon çdo mundësi për të tërhequr vëmendjen e diasporës drejt LVV dhe synimi i tij politik në fakt ka qenë që të mbajë kontakte me ta, por jo në kontekstin që ai sugjeron, se është lideri i parë dhe ekskluziv që kontrollon diasporën” – deklaroi Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe
theksoi se brezi i tretë dhe i katërt, të cilët mbajnë lidhje familjare me Kosovën, tashmë janë rritur në diasporë, por edhe shtoi se kjo është një “çështje iluzore”, pasi sipas tij, “shqiptarët nga Kosova nuk janë më patriotë si dikur. Po, disa prej tyre kanë marrë pjesë në luftën e vitit 1999, por ajo kohë ka kaluar”.
Berisha potencoi gjithashtu se Kurti tani ka ndërmarrë “lëvizjen më të rrezikshme”, që është konflikti me komunitetin serb në veri. Sipas tij,
“Hapja e urës nga njëra anë dhe akumulimi i forcave policore në veri nga ana tjetër sigurisht që do t’i kushtojë dhe mund të thuhet se rezultati i tij zgjedhor është i pasigurt sepse askush nuk dëshiron më luftë, aq më pak ata nga diaspora shqiptare”.
“Kjo lëvizje shahu do të shënojë fundit e tij në pushtet” – deklaroi Berisha