Kosova
Mbroni Kosovën dhe Thaçin/ Grenell: Për momentin s’ka njohje të ndërsjelltë

Richard Grenell, përfaqësuesi special i presidentit amerikan Donald Trump, duke komentuar protestën e mbajtur kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale, e ka cilësuar atë si inkurajuese dhe u shpreh se Gjykata ne Hagë është një “njollë e madhe për evropianët” për faktin që ish-krerët e UÇK-së po mbahen mbi pesë vjet në paraburgim.
“Kjo nuk eshte drejtësi. Mbajtja për kohë kaq të gjatë në burg me akuza të çmendura politike, tregon përndjekje politike penale nga ana e europianëve. Po ndodh njësoj si ajo që e majta amerikane po i bën Donald Trump-it. Është i njëjti person, Jack Smith, i besuari i ish presidentit Joe Biden. Dhe pasi ia ka bërë këtë Hashim Thaçit, Bideni e ka vaxhduar edhe me Trump-in. Është i njëjti grup njerëzish që praktikojne perndjekje politike në Evropë dhe kjo është e tmerrshme” – deklaroi Grenell.
Ai gjithashtu e konsideroi Thaçin peng të Speciales, duke u pajtuar me deklaratat e kryeministrit Edi Rama. Grenell tha se ka ende shpresë që gjykatësit në Hagë do të veprojnë mbi bazën e provave dhe jo të motiveve politike dhe u bëri thirrje Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit të veprojnë për ta mbrojtur Kosovën, sepse kjo nuk ka të bëj vetëm me Hashim Thaçin si individ.
Grenell gjithashtu kritikoi edhe qasjen politike ndaj dialogut me Serbinë, duke e quajtur “qesharake” idenë e njohjes së ndërsjellë. Sipas tij, zgjidhjet politike vijnë përmes zhvillimit ekonomik, kur njerëzit kanë shpresë dhe të ardhme, dhe se administrata Trump do ta ndjekë ceshtjen hap pas hapi me fokus te ekonomia, duke mohuar çdo rikthim në idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosoves dhe Serbisë.

