Connect with us

Kosova

Mbyllen DYERT E KURTIT/ Montgomery: Trump dhe njerëzit e tij do të jenë më të ashpër

Ish-ambasadori amerikan në Beograd, William Montgomery, tha se zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA ishin më të rëndësishmet në histori, pasi do të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm në të ardhmen e Amerikës.

Ai tha se këto zgjedhje ishin vendimtare sepse Amerika po përballet me probleme të mëdha dhe sipas tij, tani ekzistojnë “dy Amerika”.

I pyetur për ndikimin e zgjedhjeve amerikane në Serbi, Montgomery deklaroi se me fitoren e Donald Trump, politika e SHBA ndaj Serbisë do të mbetet e njëjtë.

Duke folur për çështjen e Kosovës, ai tha se, sipas tij, ajo që po bën kryeministri Albin Kurti është një formë e ngadaltë e spastrimit etnik.

“Me fitoren ne zgjedhje, Trump dhe njerëzit e tij do të mbajnë një qëndrim më të ashpër ndaj Kurtit” – theksoi Montgomery

Lidhur me dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ai tha se çështja kryesore është tek BE-ja, e cila nuk ka qenë mjaft agresive.

“Tani keni një kroat, Picula, si raportues per Serbinë. Ky është një turp dhe mendoj se kjo nuk duhej të lejohej. Por në çdo rast, BE-ja është jashtëzakonisht e rëndësishme për Serbine, e cila duhet te perpiqet te  imponoje një dialog të ndryshëm nga ai që ekziston aktualisht”- tha ish-diplomati amerikan.

Advertisement