Aktualitet
Mbyllet gjykata e Pogradecit, transferohet në…
Në fillim të muajit maj, Pogradeci nuk do të ketë më gjykatë. Kjo pasi me hartën e re gjyqësore, ajo mbyllet dhe transferohet në Korçë.
Bashkë me gjykatën, avokatët e Pogradecit kanë nisur të marrin masa për t’u përshtatur me mënyrën e re të punës së tyre. Përveç largimit të gjykatës dhe prokurorisë së shkallës së parë të Pogradecit, të cilat do të transferohen në Korçë, duket se qyteti liqenor nuk do të ketë më as zyra avokatie.
Mbyllja e Gjykatës së Pogradecit dhe largimi i avokatëve do të shkaktojë gjithashtu rritje kostosh për qytetarët e për pasojë stepje të tyre për t’ju drejtuar gjykatës për shkak të largësisë dhe shpenzimeve.
Krahas Gjykatës së Pogradecit e cila transferohet në Korçë, apeli i Korçës shkrihet totalisht dhe aksesi në sistemin e drejtësisë vështirësohet për qytetarët.
Gjatë vitit 2022, gjykata e Pogradecit ka dhënë 1300 vendime gjyqësore, ndërsa vetëm në ditët e para të muajit janar të këtij viti në këtë gjykata janë në pritje për gjykim 600 dosje.