Connect with us

Bota

Mbyllet votimi në Itali, fillon numërimi, udhëheq partia e Melonit

Votimi ka përfunduar në Itali për zgjedhjet europarlamentare. Ndërkohë ka filluar numërimi.

Sipas exit polleve të Rai, partia e kryeministres Meloni, Fratelli d’Italia konfirmohet si partia e parë midis 26-30% e ndjekur nga Partia Demokratike e cilan kalon mbi 20%. Më pas vijnë Forza Italia 9% dhe Lega Nord 8-10%.

Hungari/ Orban mbetet i pari, por opozita i afrohet ndjeshëm gati për ta sfiduar

1717967068_orban.JPGNë zgjedhjet europarlamentare të mbajtura edhe në Hungari, partia e Victor Orban projektohet fituese.Megjithatë krahasuar me zgjedhjet e tjera ajo ka një rënie me 9%.Për momentin partia e kryeministrit në pushtet, Fidesz projektohet me 44% të votave, e ndjekur nga forca politike Tisza e lindur pak kohë më parë me 32% të votave, parti e cila udhëhiqet nga ish-aleati i Orban, Petet Magyar. Ndërsa partitë e tjera janë nën 10%.

Partitë Social Demokrate kryesojnë në Suedi e Rumani

1717964651_tyukrutyuyu.JPGPartia Social Demokrate kryeson në Suedi me 23.1% dhe koalicioni midis socialdemokratëve dhe liberalëve ka 54% të votave të Rumani.Shifrat e mësipërme janë publikuar nga Parlamenti Europian.

Në Suedi Partia e Moderuar ka 17.3% të votave, Partia Mjedisore me 15.7%, Demokratët Suedez (SD) me 13.9% dhe Partia e Majtë me 10.7%.

Ndërsa në Rumani në vend të dytë është partia e ekstremit të djathtë Aur, me 14%.

Von der Leyen për PPE: Fituam zgjedhjet, do të ndërtojmë një bastion kundër ekstremistëve të djathtë dhe të majtë

1717962982_trjrjtrjtr.JPGPartia Popullore është “forca më e madhe në Parlamentin Evropian dhe asnjë mazhorancë nuk mund të formohet pa PPE. Ne do të ndërtojmë një bastion kundër ekstremistëve të majtë dhe të djathtë. Do t’i ndalojmë”.

Kështu kandidatja kryesore e EPP-së Ursula von der Leyen tha mbrëmjen e sotme.

“Ne i fituam zgjedhjet evropiane. Jemi partia më e fortë, spiranca e stabilitetit dhe ky është një mesazh i madh”,- nënvizoi ajo.

Votimet në Greqi/ Nea Demokracia projektohet me 7 deputet në parlamentin europian, Fredi Beleri siguron një vend si i treti

Numërimi i votave për zgjedhjet europarlamentare në Greqi ka shkuar në 87%. Deri më tani Nea Demokracia, partia në pushtet projektohet fituese me 7 vende në parlamentin europian e ndjekur nga SYRIZA me 4.

Kandidati i tretë më i votuar për NeaDemokracia, projektohet Fredi Beleri, i cili me këtë rezultat siguron një vend në parlamentin europian.

Duhet thënë se për momentin, në përditësimin e fundit sipas mediave greke deri në 22:47 ishin numëruar 90% e votave për partitë pjesëmarrëse, ndërsa për deputet janë numëruar vetëm 22% e votave.

Advertisement