Connect with us

Aktualitet

Mbyllja e Akademisë Albanologjike, jep dorëheqjen rektori

Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Luan Përzhita ka dhënë dorëheqjen. Ky vendim u mor pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave që vendosi shkrirjen e Akademisë së Albanologjisë.

‘Balkanëeb’ raporton se shkresa i është drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe pritet miratimi i saj nga kjo e fundit.

Vendimi i Përzhitës për të dhënë dorëheqjen vjen në një kohë kur Akademia Albanologjike do të ndiqte rrugët ligjore për të kundërshtuar VKM-në, përfshirë edhe mbylljen e një akademie ku drejtuesi i emëruar me dekret “pushohet” me VKM çka ishte e kundraligjshme.

Dorëheqja e papritur rektorit vë në dyshim vijimin e procesit, për të cilin ai vetë u angazhua publikisht në një konferencë për mediat para se VKM-ja të miratohej.

Advertisement