Rajon
Mbytja e anijes/ Protesta të dhunshme në Athinë: Politika ka dështuar
Athina është përfshirë nga protesta të dhunshme pas tragjedisë së anijes në Pylos, ku dhjetëra emigrantë humbën jetën.
Protestuesit kanë hedhur kokteje molotovi dhe granata blic, teksa shumë mbanin në duar parrulla të shumta.
Sindikatat e Atikës u ftuan në Sintagma, ndërsa në Propylaia, organizatat antiraciste dhe fraksionet e majta u mblodhën në Akadimias me synimin për të marshuar drejt Sintagmës. Në marshimin protestues mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i MeRA 25, Yanis Varoufakis.
Nga altoparlantët organizatorët iu referuan “të drejtës për azil dhe dështimit të politikës së emigracionit”, por edhe “trafikantëve kriminelë që shfrytëzojnë emigrantët dhe refugjatët”, duke shprehur solidaritetin e tyre me viktimat.