Connect with us

Kronike

Me 180 km/h/ Makina “fluturon” në Rrugën e Kombit

Shoferët vazhdojnë të ngasin automjetet si të “çmendur” në rrugët e vendit tonë.

I tillë është rasti i fundit, i evidentuar nga Policia Rrugore.

Një shofer është kapur duke drejtuar mjetin e tij me 180 km/h në Rrugën e Kombit, ku shpejtësia e lejuar është 100 km/h.

Për rrjedhojë policia apelon drejrtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes kur udhëtojnë:

Stop shpejtësisë tej normave të lejuara, shpejtësia në rrugë vret jetën.

Udhëtoni me jetën në mendje, mos fluturoni të arrini detin, duke dëmtuar jetën dhe shëndetin tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës!

Respektoni sinjalistikën rrugore, udhëtoni me shpejtësi brenda limiteve të lejuara, që mbërritja në plazh të jetë e sigurtë!

Mos drejtoni mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur! Alkooli mpin trurin dhe vret jetën.

Vendosni rripin e sigurimit dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit!

Përqendrohu në timon! Familja ka nevojë për ty!

Në të gjitha rrugët e vendit 24/7, vijojnë kontrollet me makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, kamerat dhe

alkool-testuesit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Kontribuoni të gjithë për sigurinë rrugore.

Advertisement