Politike
“Më akuzojnë për gjumin, por unë e bëj rehat”, Basha flet për përçarjen e opozitës: U ngatërruan në konflikte të brendshme
Lulzim Basha, ish kreu i PD ka komentua zhvillimet e fundit politike në vend. Në një intervistë në emisionin “Log”, ai u shpreh se Edi Rama ka ndikuar në përçarjen e opozitës.
Ndërsa tha se opozita duhet të kishte ecur përpara, pa u ngatërruar në konflikte të brendshme dhe të merrej me kauza personale, ai i’u përgjigj akuzave të Ramës për “gjumin” e tij politik.
Basha u shpreh se “e bën gjumin rehat”, ndërsa sugjeroi se Rama, përkundrazi, nuk gjen paqe për shkak të aferave të tij.
“Meqë Rama më akuzon mua për gjumë, unë e bëj gjumin rehat. Një nga arsyet pse Ramën nuk e zë gjumi është korruptimi që i ka bërë një prej drejtuesve më të lartë të sigurisë në SHBA.” – u shpreh Basha.