Connect with us

Kronike

Me arm’ë, municion lu’ftarak e thi’kë në banesë, arrestohet 53-vjeçari

Arben Karaj, 53 vjeç është arrestuar në kuadër të operacionit policor “Rifle”. 53-vjeçari posedonte armë dhe sende të tjera të jashtëligjshme në banesën e tij në fshatin Grorë. Gjatë kontrollit uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Rifle”, nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).

Vihet në pranga 53-vjeçari, i cili i mbante në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte armë dhe sende të tjera të jashtëligjshme në banesën e tij, në fshatin Grorë,, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rifle”.

Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi A. K., 53 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement