Connect with us

Kosova

Me bukë në trastë/ Hovenier i heq trurin Albin Kurtit për asociacionin

SHBA dhe BE janë duke kërkuar nga Kosova që të ecë përpara me themelimin e Asociacionit. Megjithatë pas propozimit të Draftit Evropian, hapin e radhës pritet ta bëjë Albin Kurti.

Por duket se nisja e punës për Asociacionin po varet nga diskutimet që po bëhen në Bruksel për planin e sekuencimit, pra se cila palë do të nis zbatimin e marrëveshjes dhe çfarë do të implementojë.

Megjithatë ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka potencuar se është një hap i rëndësishëm në gjithë këtë proces, që Qeveria e Kosovës ta aprovojë Draft-Statutin Evropian dhe t’i hapë rrugë më pas dërgimit në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne besojmë se kjo qeveri duhet ta miratojë disi draft statutin e ofruar dhe ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që Gjykata të shprehet më pas për kushtetutshmërinë, që është një hap i rëndësishëm në këtë proces”- ka thënë Ambasadori amerikan.

Përveç planit të sekuencimit, liderët e Kosovës kanë përmendur edhe formalizimin e Marrëveshjes si një parakusht për nisjen e procedurave për zbatimin e saj.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se dërgimit të Draftit në Kushtetuese duhet t’i paraprijë pjesa e formalizimit të marrëveshjeve.

“Kurdo që ky draft shkon në Kushtetuese, atëherë secili prej nesh si institucione do kemi mundësinë që të tregojmë argumentet tona pse mendojmë se dispozita të caktuara mund të krijojnë probleme dhe sfida të mëdha gjatë zbatimit” – ka thënë presidentja Osmani.

Ndërkohë me formalizim dhe nënshkrim nga ana e Serbisë, tashmë Kosova po kushtëzon edhe takimin e nivelit të lartë Kurti-Vuçiç, pasi po konsideron se pa  pasur gatishmëri nga Serbia për nënshkrim dhe për implementim të Marrëveshjeve, nuk ia vlen të organizohet një takim i tillë nga i cili do të kishte zero rezultate.

Nga Bashkimi Europian, lidhur me këtë kushtëzim të Kosovës, kanë thënë se për Brukselin zyrtar, Marrëveshjet janë ligjërisht obligative dhe se palëve një gjë e tillë u është kumtuar disa herë.

Advertisement