Connect with us

Bota

Më e keqja nuk ka ardhur ende, viti 2023, të gjithë në pikiatë

“Më e keqja nuk ka ardhur ende”. Kjo është deklarata më e fundit që vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në parashikimet e tij, Instituti me bazë në Uashington rishikon vlerësimet e tij në rënie për rritjen globale këtë vit dhe për vitin 2023 recesioni do të ndihet edhe më tej.

Lufta në Ukrainë dhe rritja e inflacionit e shtyu FMN që të rivlerësojë se ekonomia botërore do të rritet me vetëm 2.7% vitin e ardhshëm. Për Eurozonën, rritja do të jetë 0.5% ndërsa Shtetet e Bashkuara + 1% kundrejt 4.4% në Kinë.

Megjithatë, në prezantimin e raportit, drejtuesit e Fondit Monetar kanë bërë të ditur se e keqja e madhe nuk ka ardhur ende

Sipas Pierre Olivier, këshilltar ekonomik i Fondit Monetar Ndërkombëtar,  gjatë vitit 2023 tre ekonomitë më të mëdha, Shtetet e Bashkuara , Kina dhe Eurozona, do jenë në ngërç të paparë.

FMN rishikoi vlerësimet e saj edhe për Rusinë. Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve të vendosura nga Perëndimi, GDP e Moskës mbetet negative.

Në fillim të këtij viti, ekonomitë globale kishin nisur të përpiqeshin të rikuperoheshin nga pandemia mes problemeve të furnizimit dhe rritjes së çmimeve të energjisë, duke e shtyrë inflacionin në nivele rekord.

Advertisement