Connect with us

Pinknews

‘Më e mirë e ëma apo e bija’, modelja shqiptare prezanton nënën e saj

Keisi Medini, një nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar, na ka prezantuar me të ëmën e saj. Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një video në Instastory, ku shihet me të ëmën në një veturë. Në video, Keisi në fillim tregon veten e më pas drejton kamerën nga e ëma. Ato duken si dy shoqe dhe njëra më e bukur se tjetra. Deri më sot kemi parë marrëdhënien e ngushtë që Keisi ka me të atin, Sabianin, ku janë të panumërta postimet që ata bëjnë me njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Ndërsa me nënën e vet ka ndodhur e kundërta, pasi nuk e ka ekspozuar asnjëherë në rrjetet sociale, deri më tani.

 

Advertisement