Politike
“Me firmë të Ramës u zhdukën 130 mln euro”/ Berisha: Po vjedhin pasuritë e Shqipërisë

Gjatë takimit në Selanik, kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë se po vjedh pasuritë e vendit.
Berisha tha se Pasuritë ndahet mes qeveritarëve dhe narkotrafikantëve.
Më tej Berisha tha se me firmë të kryeministrit Edi Rama, u zhdukën 130 mln euro në Inceneratorin e Tiranës.
“Shqipëria vidhet në pasuritë e saj, pasuritë ndahen nga qeveritaret dhe narkotrafikantët. Këta i ndajnë me njëri tjetrin. A lexoni ju sesi tenderat fitohen nga familjare të njëri tjetrit, a lexoni sesi rrugë ndërtohen me 10 fish të cmimit. A lexoni sesi zhduket djegësi i Tiranës. 130 mln euro me firmë të Edi Ramës dhe nuk ekziston as nam as nishan, sepse milionat i ka marrë me firmën e tij”, tha Berisha.

