Politike
Me fitoren e Trump, hiqet non grata/ Fatbardh Kadilli: Propagandë nga Berisha
Ish deputeti i PD, Fatbardh Kadilli e cilëson propagandë deklaratën e Sali Berishës se me fitoren e Donald Trump, DASH do i heqë “non grata”.
Në maratonën e zgjedhjeve në ABC News, Kadilli u shpreh se Berisha gënjen militantët.
“Në raport me Shqipërinë, kemi një lidhje disi naive, për mua është fatkeqe, sidomos me militantët e Partisë Demokratike. Është propagandë, nuk ka keqkuptim nga Berisha. Mendoj që Rama është i lumtur me Trump. Ka tipare unike që i ndajnë të dy njëlloj. Për zhvillimet e brendshme nuk do të ketë impakt të shpejtë. Unë mendoj që pavarësisht se kush do të ulet në zyrën ovale, pres tkurrje të rolit tutorial që ka mbetur që nga lufta e dytë në Evropë.”, theksoi ai.