Aktualitet
‘Me Goxhajn krenohet Labëria…’ protestë për ish-anëtarin e UÇK-së
Qytetarët kanë zhvilluar protestën e radhës para Drejtësisë së Drejtësisë në Tiranë, në mbështetje të ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt.
Gjatë kësaj proteste janë shprehur se Goxhaj është i pafajshëm, ndërsa kundërshtojnë ekstradimin e tij.
“Me Goxhajn krenohet Labëria, Çamëria, Dardania, ju burgosi Shqipëria”, është ky slogani i kësaja protestë që shoqëron qytetarët.
Kujtojmë se ditën e sotme ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhajn, i cili u arrestua pak ditë më parë në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale, doli në Gjykatën e Apelit.
Teksa u kërkua rivlerësimi i masës së sigurisë, është lënë në fuqi masa ‘arrest me burg’ për Goxhajn. Ndërkohë avokati apeloi në Apel masën ‘arrest me burg’ për Goxhajn, që u vendos ditë më parë nga gjykata, por kjo gjë u refuzua.