Connect with us

Politike

“Më hapi derën kur të gjithë ma mbyllën”/ Benet Beci reagon pas deklaratave të Luizit

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, është pyetur së fundmi lidhur me deklaratat e bëra nga banori i Big Brother Vip, Luiz Ejlli, i cili i ishte mirënjohës Becit për ndihmën që i kishte dhënë atëhere kur ai ishte në nevojë.

Më tej kandidati socialist tha se këngëtari është një djalë i mirë dhe e ka justifikuar punën që ka bërë.

Ai është një djalë i mirë i cili ka qenë dhe e ka justifikuar atë punë që ka bërë”, tha Beci.

Ndërkohë, kujtojmë se disa ditë më parë Luizi falenderoi publikisht Benet Becin për ndihmën që ai i kishte dhënë kur ishte në krye të KESH.

Kur nuk të ndihmojnë ata që mendon se i ke pasur afër, si mund të pretendosh të të ndihmojë dikush vetëm pse është shkodran. Personi në fjalë quhet Benet Beci, një familjeshkodrane që unë e njoh shumë mirë, dhe e kam marrë në telefon. Ma ka hapur telefonin direkt. I thashë çfarë ke mundësi ndonjë vend pune, unë do ta bëj. Më ka ndihmuar, më ka futur në punë direkt dhe i jam mirënjohës gjithë jetën”, tha Luizi.

Advertisement