Kosova
Më i miri dhe më i ndershmi nga të gjithë/ Kurti akuzon partite opozitare: Po përdorin para të pista
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një fjalim në Presidiumin vjetor të Internacionales Socialiste, ka akuzuar partitë opozitare se po financojnë media të ndryshme me paratë e pista.
Ai deklaroi se “Regjimi i vjetër ka humbur fuqinë e vet politike, por jo edhe paratë e pista”
Në vlerësimin e tij partitë opozitare ne Kosove po frikësohen nga Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, prandaj po synojnë “të frikësojnë edhe të tjerët”, duke shpërndarë para “tek media të caktuara online që krijojnë shumë lajme të rreme e dezinformata”.
“Dikush, diku, disi i paguan për këtë, dhe kjo përbën aktivitet kriminal e ilegal të cilin ne, si shtete socialiste e socialdemokrate, duhet ta ndjekim”- ka theksuar Kurti
Gjatë fjalimit të tij kryeministri gjithashtu ka lavdëruar qeverisjen e tij gati katërvjeçare duke potencuar se nuk ka “më grupe apo individë në Kosovë që mund të sfidojnë republikën demokratike”.