Connect with us

Kronike

Përdhunimi i të miturës/ Vret kunatin dhe dorëzohet në polici

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volos në Greqi, pasi një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë gjahu kunatin e tij po shqiptar 33 vjeç. Siç raportojnë mediat greke, autori ka vrarë me arme gjahu, të cilën e kishte me leje, vëllain e gruas së tij dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin. 50-vjeçari dyshohet se ka thënë në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës, vajza e tij 18 vjeçe i ka treguar se 33-vjeçari e kishte përdhunuar, që në moshën 9-vjeçare. Sipas vajzës së tij, së fundmi ai e kishte shtanazhuar se do t’i publikonte video dhe foto intime të tyre.

Lajmi në përditësim…

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Greqi, ku 50-vjeçari shqiptar Fatmir Talellari ka vrarë kunatin e tij, pasi ky i fundit abuzonte seksualisht me vajzën e tij. Mësohet se pasi 18-vjeçarja i ka treguar familjes së saj, abuzimin që kishte nga daja prej 9 vitesh, 50-vjeçari ka blerë një armë gjahu. Vajza ishte mbajtur nën presion psikologjik prej Erjon Pelivanit, madje ai kohët e fundit e kërcënonte se do të publikonte foto dhe video gjatë akteve intime që ata kishin së bashku. Pasi bleu armën, Talellari i kërkoi bashkëshortes së tij ti kërkonte të vëllait të vinte ta ndihmonte për një punë. Pasi të dy burrat dolën në aksin që lidh Volosin me fabrikën e çimentos, në një shesh të izoluar autori fiku makinën dhe pasi nxorri armën e qëlloi viktimën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend. Mbas rrëfimit të autorit forcat e policisë shkuan në vendin që ai iu tregoi dhe gjetën trupin e viktimës. Ndërkohë, Prokuroria e Volosit urdhëroi marrjen në mbrojtje të vajzës 18 vjeçare të autorit të vrasjes. Ajo do të dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila pritet të konfirmojë edhe alibinë e autorit lidhur me ekzekutimin e Erjon Pelivanit.

Krimi i rëndë në familje pas dëshmisë tronditëse

Advertisement