Connect with us

Kronike

Me kallashnikov, arrestohet “i forti” në Elbasan (EMRI)

ELBASAN

/Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”, pas një hetimi me metoda proaktive, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan dhe me Prokurorinë e Elbasanit.

Arrestohet në flagrancë 55-vjeçari që posedonte 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi prej 316 fishekësh luftarak.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe municioni luftarak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe si rezultat i provave të siguruara falë hetimit me metoda proaktive, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Next”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç., 55 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të banesës së 55-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehëra armësh dhe 316 fishekë luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Advertisement