Politike
“Më kanë quajtur pedofil e përdhunues i grave”, Rama: Flokët më kanë rënë
Kryeministri Edi Rama nga Forumi i Medias për Evropën Juglindore, përmendi disa nga epitetet që i janë vënë nga mediat si “pedofil, homoseksual, që nuk jam kundër, kriminel, hajdut, vrasës, abuzues seksual, përdhunues i grave”.
Lidhur me këto epitet ai tha se i është bërë lëkura si bunker. Madje ai me shaka tha “Kur fillova këtë punë të gjitha flokët e mia ishin të zinj, tani nuk gjej më asnjë fije floku te zezë, e ka gjithnjë e më pak”.
Sakaq ai u shpreh se nuk është dakord për një botë të barabartë në fushën e gazetarisë, kur të gjithë hedhin çfarë të duan.
“Pse duhet të jetë kjo një botë e barabartë gazetari që do të thotë hidh aty çfarë të duash e pastaj vetë-rregullohu, po njerëzit që dëmtohen nga kjo gjë?
Jo unë, unë s’dua t’ia di, sepse më është bërë lëkura si betoni i një bunkeri anti-bërthamor.
Pedofilët, homoseksual, kriminel, vrasës, abuzues seksual, përdhunues i grave, të gjitha këto më janë thënë, ja po pres vetë rregullimin. Kur nisa ta bëj këtë, flokët e mi ishin të zinj, tani nuk gjej më asnjë fije floku të zezë, dhëmbët që kam nuk janë ato që kishte në plan ime më për mua, që ishte dentiste. Vetë-rregullim, presim patjetër dhe pastaj shteti duhet të paguajë.”, u shpreh Rama.