Kosova
“Më kërkoi ujë dhe…”, si u gjet nga policia serbe Faton Hajrizi?
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Daçiç, ka deklaruar për mediat serbe se për gjetjen Faton Hajrizin, ka ndihmuar një fotografi e tij që e kanë bërë publike pas shpalljes së tij në kërkim.
“Kemi nxjerrë një fotografi. Na ndihmoi, një vendas e njohu sepse i kërkoi ujë. Ky banor lokal udhëtoi dy kilometra për të informuar policinë”, tha Daçiç.
“Kur ka ardhur policia ka qëlluar, policia ka gjuajtur dy të shtëna, ka nisur të vrapojë, ka gjuajtur nëntë plumba, nuk është dorëzuar, ishte kriminel mizor dhe i pabesë, është vrasja e pestë apo e gjashtë që ka kryer”, shtoi ai.
Faton Hajrizin dyshohet se vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër, ndërsa sot u ekzekutua nga policia pasi u gjet në një godinë të braktisur.