Politike
Me kokën ulur/ Publikohen pamjet e arrestimit të ish-deputetit socialist, Çyrbja
Pamjet nga arrestimi i ish-deputetit Jurgis Çyrbja janë janë publikuar. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme Çyrbja shfaqet me pranga në duar dhe kokën e ulur, teksa shoqërohet nga dy efektivë të policisë Operacionale.
Pamjet e mëposhtme tregojnë se si Çyrbja futet nga Forcat Operacionale në Drejtorinë e Policisë së Durrësit. Ndërkohë që vetë e mban kokën ulur për të mos u kapur nga kamera.
Ish-deputeti socialist akuzohet për tre vepra penale: “Korrupsion aktiv zgjedhor”, “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror”. Çyrbja u arrestua të dielën në Durrës, pak ditë pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, të cilin e mbante që nga viti 2017. Nga hetimet e kryera nga SPAK, ka rezultuar se Çyrbja ka komunikuar përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” me persona të shpallur në kërkim informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror.