Kosova
Me Kosovën e pavarur në zgjedhje/ Slogani i Çedomir Jovanoviç
Kryetari i Partisë Liberal-Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviç, ka njoftuar se do futet në zgjedhjet e reja në Serbi nën sloganin “Duhet ndryshe” dhe me një fushatë në të cilën synon t’u tregojë qytetarëve serbë të vërtetën për Kosovën e pavarur.
Jovanoviç ka njoftuar se ka vendosur të hyjë në zgjedhje për shkak të ngjarjeve të 24 shtatorit në Banjskë dhe heshtjes së Serbisë ndaj ngjarjes, si dhe se nuk dëshiron të jetojë në një shtet ku qytetarët zgjedhin mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Dragan Dilashit
“Nuk do ti gënjejë Serbët shtetin për Kosovën, që të ofroj ndonjë rrugë më të lehtë për vete drejt pushtetit, sepse në fund të asaj rruge do të zhdukeshim” – ka thënë Jovanoviç dhe ka njoftuar se do të marrë pjesë edhe në zgjedhjet lokale të Beogradit, duke shtuar se dëshiron një kryetar që “shëron Beogradin”.
Jovanoviq ka thënë se është kundër planit franko-gjerman sepse, sipas tij, nuk është menduar për Serbinë. Siç ka thënë, ai dëshiron, “që pushteti i ardhshëm në Serbi të ftojë përfaqësuesit e Prishtinës në Beograd ose të shkojnë në Prishtinë, të bisedojnë dhe që Kosova të jetë toka e popullit serb dhe popullit shqiptar, ata që duan të jetë tokë shqiptare le të shkojnë në Shqipëri, e ata që dëshirojnë të jetë tokë serbe në Serbi”.
Jovanoviç ka thënë se gjatë fushatës për zgjedhjet e 17 dhjetorit do të shkojë edhe në Kosovë për të vizituar familjet e serbëve të vrarë dhe familjen e policit shqiptar të vrarë nga sulmi terrorist në Banjskë.
Kujtojmë se Jovanoviç ka vite që njihet si ndër politikanët e rrallë serbë që e njohin pavarësinë e Kosovës.