Rajon
Me Kurtin s’ka normalizim/ Vuçiç pesimist për marrëveshjen
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se nuk është reale të normalizohen marrëdhëniet me Kosovën, me qeverisjen aktuale në Prishtinë, duke pasur parasysh lëvizjet e saj.
Një ditë para vazhdimit të dialogut të Brukselit në nivelin e negociatorëve kryesorë, Vuçiç i tha televizionit Pink se bisedimet do të jenë “torturë e vertetë” dhe se ai “në thelb nuk është optimist”, pasi nuk beson se do kete progress.
“Problemi thelbësor nuk është as çfarë do të thotë dikush dhe as çfarë do të zbatojë dikush. Është shumë më e rëndësishme nëse mund të normalizojmë marrëdhëniet me shqiptarët e Kosovës. Kam frikë se kjo nuk është realiste me këtë lloj qeverisjeje në Prishtinë”, tha Vuçiç në margjinat e Panairit Ndërkombëtar të Verës “Vinitali”.
Ai pretendon se qeveria e Kosovës “shpik konflikte të reja dhe provokon serbët çdo ditë, me inkursione të pafundme në veri dhe duke i bindur ambasadorët e vendeve të Kuintit se kjo duhet bërë sepse ata janë kriminelë”.
Vuçiç tha se Serbia do të përmbushë “gjithçka që tha se do të përmbushte” në kuadër të dialogut me Kosovën nën kujdesin e BE-së.