Pinknews
‘Më lini të dal ose theva derën’/ Pasi e quajti Sarën KU*RVË, Edi ‘kërcënoi’ produksionin
Big Brother Vip Kosova ka qenë në qendër të mediave rozë ditët e fundit për shkak të një situate të pakëndshme që Sara Kolami u përball. Edi një banor i BBVK, ofendoi influenceren duke e quajtur Ku*vë, ndërsa kjo e fundit humbi ndjenjat pasi e dëgjoi.
Pasi u kritikua mbi këtë ofendim, Edi vendosi të largohet nga Big Brother VIP Kosova 3.
Ai kërkoi të linte shtëpinë me dëshirë, pasi tha që ka disa punë që i ka lënë pezull jashtë. E në momentin që doli, ai ishte tejet arrogant ndaj moderatorëv Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.
“A dëshironi me zor me ndejt? Moti e kam pasur në mendje këtë gjë. Nuk ka nevojë. Mos më shtini me thy derën se edhe e thej derën nuk ka problem. Bimi valixhet edhe dalë”, – tha ndër tjerash Edi Kuqi.