Kosova
‘Me Merkel, Serbia do ta njihet Kosovën’
Ish-kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, ka konsideruar se nëse do të ekzistonin liderë sikurse ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Aleksandër Vuçiç, do t’i zbatonte obligimet që rrjedhin nga Marrëveshja Bazë (Bruksel, 27 mars) dhe Aneksi i Implementimit (Ohër, 18 mars), përfshirë njohjen e Kosovës.
“Më kujtohet që ajo ka pasur një takim me ish-presidentin serb, Boris Tadiç dhe në fakt ka dashur të dëgjonte prej tij se ai ka qenë gati për një lloj njohje të Kosovës…”, – ka thënë politikani slloven, teksa dhe ka shtuar se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga Vuçiçi t’i zbatojë marrëveshjet e arrituara në kuadër të dialogut.
“Nuk është e nevojshme që ai ta njohë de jure Kosovën, por të bëjë diçka të madhe për të sjellë lehtësimin që nuk është tani” – ka theksuar Pahor, dhe ka shtuar se edhe Kosova duhet të lëvizë drejt përmbushjes së detyrimeve që burojnë nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ish-presidenti dhe kryeministri slloven ka folur ndër të tjera edhe për sulmin terrorist të paramilitarëve serbë në Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, duke thënë se nëse vërtetohet përfshirja e Serbisë në këtë akt agresioni, atëherë rruga evropiane e shtetit serb do të ndryshojë në një mënyrë thelbësore.