Connect with us

Kosova

Më mirë BE-ja të mos flasë fare/ Po punojmë në përputhje me këto kërkesa

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, në pyetjen nëse BE-ja do ta detyrojë Serbinë të zbatojë marrëveshjen me Kosovën duke e kushtëzuar me anëtarësim në bllokun europia, tha se shtetet anëtare po punojnë në këtë drejtim.

Kërkesa për ndryshimin formal të kushteve në kapitullin 35 u bë nga shtetet anëtare të BE-së në konkluzionet e miratuara nga Këshilli për Çështje të Përgjithshme në dhjetor.

“Të gjithë e dinë se çfarë ata kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksander Vucic duhet të bëjnë, dhe ne presim ta pranojnë këtë vit si një mundësi e mirë për të filluar që të punojnë fort, jo të diskutojnë formalitete, por të punojnë në substancë” – theksoi Stano.

Ai përsëriti gjithashtu se palët kanë bërë një zotim me Marrëveshjen e Ohrit dhe se marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme.

Advertisement