Connect with us

Pinknews

‘Më mirë të kishit shkuar në hotel’, Melisa i kthehet keq Mevlanit pas takimit me Fationin (Debati i plotë)

Takimi i Melisës dhe Fationit në “Përputhen” shkaktoi shumë debat në studio. Afrimiteti i tyre u pa si i tepërt për një takim të parë, aq sa njëri prej konkurrentëve u shpreh: “Më mirë të kishit shkuar në hotel?”

Bëhet fjalë për Mevlanin, i cili ka realizuar një takim me Melisën. Sipas tij, dyshja shkuan shumë larg me gjestet e bëra, me prekjet, puthjet dhe përqafimet.

Biseda në studio:

Mevlani: Mua më duket skenar sjellja e Fationit, jo spontan. Nuk mund t’i bësh ato gjëra me një person që e takon për herë të parë. Mua më duket e organizuar nga Fationi. M’u dukën si dy adoleshentë që veç kanë luajtur aty, veç aktrim, gjë serioze nuk pashë.

Femrat e tjera nuk ia kanë lejuar një sjellje të tillë.

Melisa: Po unë që ta lejova ty, ça bëre ti? As një puthje nuk arrite të merrje dot.

Mevlani: Po pra, ma lejove…

Melisa: Atij ia lejova, ty s’ta lejova.

Mevlani: Nga gjithë ato gjeste që keni bërë, për mendimin tim aty ishit në vendin e gabuar, më mirë të kishit shkuar në hotel.

Fationi: S’kishte aty afër…

Melisa: Pse ça ndodhi o Mevlan, për hotel?

Mevlani: Mënyra se si keni qëndruar aty, se si e kishe vu ti shalën, dhe se si ai e ka zanat, e preku me duar dhe ti nuk e refuzove në asnjë moment…

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pinknews

ÇIFTI vendosi të lërë shtëpinë/ Donaldi jep GODITJEN produksionit

Ditën e djeshme Romeo ka debatuar me pjesën më të madhe të banorëve, përfshi edhe Heidin dhe shkak u be nata romantike që Vëllai i Madh rezervoi për cifin. Ndërkohë që ishte supozuar të ishte një natë e këndshme mes dyshes, për të kaluar caste intime dhe për të njohur më mirë njëri-tjetrin, Romeo është parë të dalë disa herë nga dhoma, duke shkuar në oborr për të debatuar me banorët e tjerë. Ky veprim sigurisht që nuk i ka pëlqyer aspak Heidit, e cila është mërzitur dhe kaashur te dalë nga xhakuzi, ku po qëndronte e vetme.

Ndërkohë që e gjithë dita ka qenë e shoqëruar me debate mes dyshes, ajo që tensionoi më shumë marrëdhënien e tyre ishte një dron i mbëritur për Heidin, në të cilin thuhej se Romeo ishte maskilist dhe fallco si edhe Heidi duhet të hapte sytë. Ky mesazh i ardhur ka mërzitur dyshen, kryesisht Romeon, madje deri në atë pikë sa dyshja po mendonte që të largohej nga shtëpia, vetëm për t’i vërtetuar të tjerëve dashurinë si edhe për të hedhur poshtë fjalët që gjendeshin në mesazhin e dërguar me dron.

Mirëpo, përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, Donladi ka paralajmëruar se një dron do të shkojë ditën e sotme për Romeon.

Sytë nga qielli nesër Romeo”, ka shkruar Donaldi bashkangjitur një postimi në Instastory, të bërë mbrëmjen e kaluar, ku shihet Romeo teksa pi cigare.

Continue Reading

Pinknews

‘Do vi në Kashar për ty’/ Mesazhi i fansit për Heidin nevrikos keq Romeon (VIDEO)

Teksa çifti ka vazhduar leximin e mesazheve të ardhura për ta nëpërmjet ‘Big Love’, (kliko këtu), një mesazh ka ardhur për Heidin teksa kjo e fundit është ‘shkrirë’ së qeshuri por me Romeon s’ka ndodhur e njëjta gjë.

Përveç trurit të dua ty të gjithën. Mos qesh më se më çmende nga TV, do vi në Kashar vetëm për ty!”– ishte ky mesazhi që Heidi mori nga një fans i saj

Nga ky mesazh siç duket Romeo xhelozoi teksa iu përgjigj fansit me ironi: “Faleminderit Mateo, po hajde njëherë, hajde të të vlerësoj dhe unë ore.

Heidi: Gjithsesi është vlerësim i madh.

Romeo: S’thash gjë, të vi ta vlerësoj dhe unë thashë.

Continue Reading

Pinknews

Serial dramatik/ Ish-partneri i Heidit tek Grande Fratello do hyjë në BBVIP?

Heidi Baci është një nga banoret më të spikatura të “BBV3” si për lojën e saj ashru edhe për lidhjen me Romeo Veshaj. Heidi ka qenë pjesë edhe e “Grande Fratello” në Itali, nga ku mori shumë vëmendje në Itali dhe Shqipëri. Gjatë pjesëmarrjes në Grande Fratello, Heidi pati një romancë me aktorin italian Massimiliano Varrese.

Romanca e tyre nuk u pranua nga familja e saj dhe për këtë babai i Heidit vendosi të hynte në shtëpi për ta larguar nga formati. Heidi hoqi dorë nga edicioni dhe romanca e saj e disa muaj më vonë u bë pjesë e BBV Albania.

Javën e kaluar një nga ish-banoret e Grande Fratello, me të cilën Heidi kishte më shumë afrimitet, aktorja e njohur italiane Beatrice Luzzi, surprizoi Heidin në një nga netët e prime-t. Ama një veprim nga ish-partneri i saj Massimiliano ka ngritur dyshimet. Është vënë re se aktori i ka bërë ‘follow’ në Instagram faqes zyrtare të Top Channel e kështu janë ngitur aludimet se mos ndoshta do të ketë një takim të tij dhe Heidit në “BBV3”, pasi tashmë që ka mbaruar Grande Fratello, Massimiliano mund të dojë t’i kerkojë edhe një mundësi tjetër Heidit.

Continue Reading

Pinknews

Jori Delli shijon pushimet në Dubai, poston imazhet plot kuptim

Modelja e njohur, Jori Delli prej disa kohësh është duke shijuar romancën e saj me reperin e njohur italian, Fred De Palma, me të cilin ka nisur edhe bashkëjetesën.

Ata janë shndërruar në një prej çifteve më të preferuara të momentit, të cilët vijojnë të shfaqen më të dashuruar se kurrë në rrjetet sociale.

Prej disa ditësh, Jori Delli po shijon pushimet në Dubai me partnerin dhe familjarët e saj. Mes shumë postimeve në Instagram, ajo çfarë mori më shumë vëmendjen ishte një foto e saj, ku duket varësja të cilën mbante në qafë, me shqiponjën e flamurit shqiptar.

Jori shpesh herë e ka treguar dashurinë për origjinën e saj, madje për disa kohë u shpërgul për të jetuar në Tiranë, por për shkak të lidhjes së saj me reperin Italian, iu desh të shkonte përsëri në Milano.

Megjithatë, duket se dyshja kanë hedhur hapin e radhës, dhe ka qenë vetë modelja që ka ngritur shumë pikëpyetje me postimin e fundit në InstaStory në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ka postuar një foto të dorës së saj ku në sy ra unaza në gishtin e “kurorëzimit të dashurisë”

FOTOT: Jori Delli shijon pushimet në Dubai, poston imazhet plot kuptim

Continue Reading

Pinknews

Me fustan të zi pas trupit, Luana Vjollca më magjepsëse se kurrë

Luana Vjollca, këngëtarja dhe moderatorja shumë e dashur për publikun, di gjithmonë si të surprizojë.

Moderatorja ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ku duket më magjepsëse se kurrë

Këngëtarja na shfaqet me një fustan të zi pas trupit, që i vënë në pah format perfekte.

Epo fotot e Luanës nuk të lënë shumë hapësirë për koment, ndaj ju ftojmë të shihni galerinë e mëposhtme

FOTOT: Me fustan të zi pas trupit, Luana Vjollca më magjepsëse se

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING