Kosova
ME NE FUND…BE hap negociatat e Kosovës për antarësim në Union

Një komision ndërparlamentar mes BE-së dhe Kosovës i ka bërë thirrje Këshillit të BE-së t’i japë mandat Komisionit Evropian për te shqyrtuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).
Komisioni, i cili vepron në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit mes Kosovës dhe BE-së, gjithashtu u ka kërkuar pesë vendeve anëtare të bllokut që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë “sa më parë” një gjë të tillë.
“Mbështesim aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, përsërisim se shtetet e ardhshme anëtare duhet të vlerësohen në bazë të meritave individuale”, thuhet në rekomandimin e përbashkët të komisionit.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 15 dhjetor të vitit 2022.
Prej atëherë, presidenca e Këshillit të BE-së është ndarë mes pesë shteteve anëtare: Çekisë, Suedisë, Spanjës, Belgjikës dhe Hungarisë. E para e ka pranuar aplikimin, por asnjë tjetër nuk e ka shqyrtuar atë.
Këshilli, përkatësisht përfaqësuesit e 27 shteteve anëtare vendosin se kur aplikacioni i dërgohet Komisionit Evropian, i cili ftohet të përgatisë një opinion për meritat e vendit aplikues për të marrë statusin e vendit kandidat dhe për të hapur negociatat e anëtarësimit.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat.
Në rekomandimet që janë miratuar përshëndetet përkushtimi i Kosovës për anëtarësim në BE, që është synim me mbështetje të fuqishme nga qytetarët. Ndërkohë, komisioni gjithashtu theksoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellët mes dy vendeve fqinje. Këto kërkesa u miratuan nga delegacioni i përbashkët në takimin e parë të zhvilluar në Bruksel të martën.

