Connect with us

Kosova

Me ne ose kundër nesh/ Ramabaja për zgjedhjet në Veri

Analisti dhe anëtari i LVV-së, Sadri Ramabaja ka dale në përfundimin se  zgjedhjet në veri të Kosovës janë legjitime dhe se mbajtja e tyre është vazhdim i projektit të paqes.

Ai përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar për zgjedhjet, ku ka thënë se ato u imponuan për shkak të Serbisë dhe presidentit Vuçiç pas largimit të përfaqësueseve serbë nga institucionet.

Ramabaja ka thënë se qytetarët serbë duhet të përcaktohen se në cilin realitet do të vazhdojnë jetën e tyre.

“Qytetarët serb në këtë kuadër janë në pozicionin më të vështirë të mundshëm. Ata duhet të përcaktohen për jetë të mëtejshme bazuar në realitetin politik tashmë të krijuar nga shpallja e Republikës dhe ndërtimi i institucioneve të saj edhe në veri, apo do të vazhdojnë jetën paralele plot me iluzione se janë pjesë e Serbisë.” – ka shkruar ndër të tjera Ramabaja, duke shtua se “Republika e Kosovës, legjitimiteti i saj, bazohet në faktin se ajo përfaqëson një projekt paqeje. Rrjedhimisht edhe zgjedhjet në veri duhet konceptuar si realizim i këtij projekti. Sa më shpejt të kuptohet ky fakt, aq më mirë do të ishte si për serbët e veriut, ashtu edhe për Beogradin”

 

 

 

Advertisement