Aktualitet
Me një këngë plot poezi, durrsakja e vogël Ema Dakoli fiton ‘Zecchino d’Oro’ në Itali
Falë zërit të saj të qartë si kristali, ajo arriti të bënte për vete antarët e jurisë së festivalit të fëmijëve ‘Zecchino d’Oro’, duke u shpallur edhe fituese me këngën “Ci pensa il vento”.
Ema Dakoli, vogëlushja 9-vjeçare me origjinë nga Durrësi u ngjit në krye të podiumit në konkursin tradicional të këngëve për fëmijë, i cili përfundoi të dielën, më 30 nëntor dhe u transmetua drejtpërdrejt në Rai1 dhe RaiPlay, me moderator Carlo Conti.
Kush është Ema Dakoli
Nxënëse në shkollën ‘Salvo D’Acquisto’ dhe anëtare e Korit Mimisol të Monzës, Ema u paraqit me një këngë që ishte një poemë e vërtetë për erën.
Era që than lotët dhe që kthen faqet e librave, që lëviz polenet dhe këngët për fëmijë.
Era që, edhe nëse nuk mund ta shohim, mund të dëgjohet duke sjellë paqe përtej kufijve, ndërsa flamuj shumëngjyrësh valëviten në qiell.
Një mesazh intensiv dhe universal, shkurt, Ema arriti të bindë jurinë e konkursit të këngës për ta zgjedhur durrsaken si më të mirën e eventit.
Talenti i Emës kishte dalë në pah më parë. Përpara ‘Zecchino d’Oro’, ajo ishte finaliste në konkursin “Note in Radio” me këngën “Stella di cielo”, kushtuar guximit për të ndjekur ëndrrat.
E dashuruar me muzikën, Ema e vogël është gjithashtu e apasionuar pas vizatimit dhe leximit, por ajo gjithashtu shkëlqen edhe në piano.
https://www.raiplay.it/video/2025/11/68-festival-dello-zecchino-d-oro-emma-canta-ci-pensa-il-vento-270004eb-c8cc-4984-b34a-18ee6bc29a4a.html?wt_mc=2.www.share.raiplay_vid_FestivaldelloZecchinodOro