Një burrë rreth të 50-tave është gjetur i vdekur mëngjesin e së enjtes, në hyrje të stadiumit Lagadiki në Selanik.
Sipas medieve greke ai është vrarë me thikë dhe u gjet me plagë në gjoks e lëndime në kokë.
Sipas informacioneve, burri është pikasur rreth orës 9 të mëngjesit në hyrje të stadiumit nga një shtetas kalimtar i cili ka njoftuar policinë
Në vendngjarje ka policia për të hetuar zonën.
Nga informacionet paraprake duket se viktima ishte një emigrant i cili ishte strehuar në dhomën e zhveshjes së stadiumit pasi nuk banonte në strukturën e emigrantëve të zonës që ndodhej në afërsi të vendit të vrasjes.
Sipas banorëve vendas, burri kishte qëndruar atje për dy vitet e fundit dhe ishte i njohur në fshat.
Hetimet paraprake po kryhen nga punonjës policie të Departamentit të Krimeve kundër Jetës dhe Lirisë pranë Drejtorisë së Sigurimit të Selanikut.