Connect with us

Kronike

Me pranga në duar/ Momenti kur arrestohet autori i dyshuar i vr’asjes së 39-vjeçarit

Autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në fshatin Dojan të Tropojës është vënë në pranga, teksa policia ka publikuar pamjet pamjet nga momenti i arrestimit të Flordian Mulaj, i cili vrau pak ditë më parë Artur Dauti.

Sipas policisë, 33-vjeçari po fshihej në një banesë të braktisur në bjeshkët e fshatit Markaj, pas ekzekutimit të 39-vjeçarit.

Njoftimi:

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në fshatin Dojan.

Strukturat operacionale të DVP Kukës dhe ato të Komisariatit të Policisë Tropojë, si rezultat i kërkimeve dhe ndjekjes së pandërprerë policore, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit F. M., 33 vjeç, banues në Bajram Curri.

33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj.

Shtetasi F. M., dyshohet se më datë 22.11.2024, në fshatin Dojan, vrau me armë zjarri shtetasin A. D., 39 vjeç.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Si ndodhi ngjarja?

Flordian Mulaj, dyshohet se më 22 nëntor 2024, në fshatin Dojan, vrau me armë zjarri shtetasin Artur Dauti, 39 vjeç.

Detaje bënë me dije se autori dhe viktima, kanë qënë në lokal të dehur. Mes tyre ka pasur një sherr, nga ku më pas Flordian Mulaj, ka qëlluar drejt Artur Dautit me pistoletë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Advertisement