Kronike
“Më qëlluan poshtë shtëpisë”, ja kë mori në telefon Lorenc Kosta pasi u plagos nga efektivi
Në lidhje me plagosjen me armë zjarri të Lorenc Kostës është marrë në pyetje edhe kolegu i tij i punës Elton Rodheshi.
Ai tha se është marrë në telefon nga Kosta, i cili i ka thënë se e kanë qëlluar poshtë shtëpisë.
“Në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi Elton Rodheshi ka deklaruar se është koleg pune me shtetasin Lorenc Kosta dhe rreth orës 13:55 shtetasi Lorenc Kosta e kishte telefonuar duke i thënë që më qëlluan poshtë shtëpisë. Pasi ka shkuar në vend shtetasu Elton Rodheshi e ka pyetur si është ndërsa Lorenci i ka thënë se e ka ndaluar shtetasi Erjon Goxhara, i ka thënë që do sqaronte dicka e më pas e ka plagosur me armë.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur me procesverbalin përkatës janë kqyrur pamjet filmike të kamerave të bizneseve të zonës përreth, ku shfaqet autori i dyshuar i cili pasi del nga një automjet tip Mitsubishi drejtohet në trotuarin në afërsi të servis “Tata”, ku në dorën e djathtë mban një armë tip pistoletë me të cilën merr drejtim qitje në pjesët e poshtme të gjymtyrve dhe qëllon në drejtim të shtetasit Lorenc Kosta disa herë.
Provat e administruara gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë dërguar për ekazminime të mëtejshme shkencore.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë janë siguruar prova dhe fakte se shtetasi Erjon Goxhara me veprime aktive për motive të dobta xhelozie ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Lorenc Kosta, duke i shkaktuar atij dëmtime trupore. Për sa sipër shtetasi Erjon Goxhara ka konsumuar elemetë të veprave penale të Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal”, theksohet në dosje.