Politike
Me rrënjë të thella kjo punë/ Gjin Gjoni për dosjen McGonigal: SPAK të shpejtojë hetimet ndaj Ramës

Deputeti i zgjedhur demokrat, Gjin Gjoni e cilëson një hap pozitiv për shqiptarët, publikimin e dosjes së McGonigal nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA. Gjoni tha se rasti McGonigal është rasti më flagrant i korruptimit të njerëzve më të lartë në strukturat e FBI-së amerikane. Sipas Gjonit, publikimi i kësaj dosje, tregon interesin e Departamentit të Drejtësisë në SHBA për këtë çështje, duke shtuar se është një sinjal i qartë për organet e prokurorisë dhe SPAK, për përshpejtimin e çështjes së McGonigal dhe adresimin kësaj çështjeje, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
I pyetur nëse e sheh publikimin e kësaj dosje, me vizitën e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani në DASH, Gjoni thotë se kjo tregon se çështja ka karakter më të thellë, dhe nuk shtrohet në aspektin e marrëdhënieve të drejtësisë, por edhe në rrafshin politik. Nga pikëpamja e politikanit dhe nga pikëpamja juridike, është lajm pozitiv për shqiptarët. Dosjet e korrupsionit të lidhur me Shqipërinë, rasti McGonigal është rasti më flagrant i korruptimit të njerëzve të lartë në FBI. Tregon se interesi i Departamentit të Drejtësisë është përqendruar në këtë çështje.
Nga raportimi i medias dhe po e pasqyrojnë, vlen të theksohet për procesin e Reformës në Drejtësi, pikë lidhëse dhe hallkë e rëndësishme për ndërhyrje në biznesin e ardhshëm në Shqipëri për funksionimin e këtij shteti mafioz. Pa ndërhyrë në kanalet diplomatike, është sinjal i qartë për organet e prokurorisë e SPAK, për përshpejtimin e çështjes së McGonigal dhe adresimin kësaj çështjeje drejtpërdrejt me kryeministrin e Shqipërisë.
S’mund të abuzoj me lajmin, sa kohë s’është konfirmuar nga zyra e SPAK e DASH, fakti që sipas raportimeve në media që drejtuesi i SPAK është thirrur nga DASH, tregon se çështja ka karakter më të thellë dhe nuk shtrohet në aspektin e marrëdhënieve të drejtësisë por dhe në ato të marrëdhënieve politike. Fakti nëse është i vërtet, paraqitja e tij dhe kontakti me drejtues të DASH, tregon që interesi jo vetëm i Departamentit të Drejtësisë, por edhe DASH, po merr qasje tjetër në lidhje me marrëdhënien me Shqipërinë.
Po të marrim dozën e informacioneve dhe lajmet e bërë publike nga DASH e Departamenti I Drejtësisë e Shtëpisë së Bardhë, zgjatimet e saj në lidhje me fondacionin Soros dhe ligjin Riko, sferën e veprimit të tij e ka pasur në Ballkan, në Shqipëri me Reformën në Drejtësi. Në momentet e para unë jam atakuar, si kundërshtar i reformës. Kam kërkuar që reforma të bëhej sipas parimeve universale. Rasti ‘sui generis’ s’u pranua nga BE, në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, por nga Soros drejtësia sot u bë të jetë nën uzurpimin e ramës.
Në rast se do ishte sukses, atëherë do e kishin e dhe shtete të tjera. Zbulimi i fakteve të tjera, të kësaj skeme nga ana e ish presidentit dhe kryetarit të PD, Sali Berisha, por edhe institucionet amerikane japin detaje që kanë vepruar nga aktorë dhe faktorë, që kanë ndikuar në drejtësinë e reformuar sot.

