Connect with us

Aktualitet

‘Më rrezikohet jeta’/ Nisin procedurat për ekstradimin e Haxhiut

Pasi iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg”, 40 ditë, autoritetet kanë nisur procedurat për ekstradimin e Laert Haxhiut. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka dorëzuar dosjen ndaj e të shumëkërkuarit, pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Tashmë, zyra e përkthimit në Ministrinë e Drejtësisë, do përkthejë të gjitha aktet hetimore të SPAK, në greqisht e më pas dosja do i delegohet homologëve grekë, për shqyrtim. Gjatë kësaj periudhe ndaj tij do zhvillohet edhe një seancë tjetër, ku togat e zeza të Janinës do shqyrtojnë aktet e mbërritura nga Shqipëria e më pas do vendosin nëse do pranohet apo jo kërkesa për ekstradimin e tij.

Laert Haxhiu, një nga 5 personat më të kërkuar në Shqipëri, i dënuar për vrasjen e dyfishtë të Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit në Lushnjë, refuzoi ekstradimin e tij në Shqipëri. Përmes avokatëve të tij shqiptar Detar Hysi, Laert Haxhiu ka pretenduar përpara gjykatës së Janinës se transferimi i tij në Shqipëri, do i rrezikonte jetën, jo vetëm sepse pretenton se po “përndiqet” nga shteti shqiptar, por edhe pse nga ka frikë nga hasmëria që ka të hapur me anëtarët e bandës së famëkeqit, Aldo Bare (Alfred Shkurti, kreu i bandës së Lushnjes).

Gjykata e Janinës la 40 ditë në burg Laert Haxhiun, në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Shqipërisë, ku e pret përballja me drejtësinë për akuzat e vrasjes dhe grupit të strukturuar kriminal. Laert Haxhiu është dënuar për vrasje të mbetur në tentativë me 18 vjet burgim për një ngjarje të regjistruar në 2016 dhe është në gjykim, në Gjykatën e Posaçme për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë në 2017, ku humbën jetën Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marjus Xhepexhiu. Në të dyja ngjarjet, hetimi tregoi se objektiv ka qenë Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares dhe shkak dyshohet se janë bërë përplasjet e vjetra të Bandës së Lushnjës.

Advertisement