Connect with us

Politike

‘Më rrezikohet jeta’/ SPAK cakton grup ekspertësh për gjendjen e Lefter Allës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar një grup të ri ekspertesh për të vlerësuar gjendjen shëndetësore për ish-kryebashkiakun e Bulqizes, Lefter Alla. Ekspertët e parë e përcaktuan gjendjen e tij të rëndë dhe pretenduan se i rrezikohej jeta në ambientet e paraburgimit.

Por ky akt nuk e bindi prokurorinë dhe kërkesa e SPAK u pranua për të marrë ekspertë të tjerë.

Pak kohë më parë Alla përfundoi në spitalin e burgut për shkak të probleme shëndetësore. Ai po mbahet në paraburgim deri në përfundim të hetimeve lidhur me një tender 3 mln euro për ujësjellësin dhe kanalizimet në Bulqizë.

Advertisement