Moderatorja e njohur, Roza Lati, ka festuar një ditë më parë ditëlindjen. Ditën e saj të veçantë, ajo ka vendosur që t’a festojnë me njerëzit më të afërt.
Nga postimet në rrjetet sociale u vu re se Roza kishte zgjedhur një darkë private me disa të ftuar, ku të pranishëm ishin edhe ish-banorë të “Big Brother VIP3”.
Julian Deda, Françeska Murati, Fation Kuqari, Ledjona Xheladinaj, Erjola Doçi dhe Elvis Myrta ishin ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri që festuan bashkë me moderatoren.
Ndërkohë Juli ka postuar një video ku shfaqet me vajzën e ditëlindjes dhe e pyet se sa vjeç bëri dhe Lati duke qeshur i thotë ‘23’.
Pjesë nga biseda:
Juli: Sot është dita e Rozës se ka ditëlindjen, sa vjeç bëre?
Roza: 23 vjeçe
Juli: 23 vjeçe Roza sot, me sa vjet eksperiencë? Edhe 100 Roza
Roza: Rrofsh o jetë
Ndërkohë kujtojmë se Roza Lati festoi dje 36-vjetorin e lindjes.