Kronike
‘Më shantazhonin’, zbardhet dëshmia e vajzës së autorit
Zbardhen detaje nga dëshmia e vajzës së autorit të masakrës së Klosit, pasditen e sotme. Sot, në Policinë e Shtetit, adoleshentja pretendoi se ngacmohej dhe shantazhohej nga 17-vjeçari Kenado Shira dhe djali i tezes së tij, 14-vjeçari Renato Hasula. Madje e mitura, për shkak të presionit, kishte 4-5 ditë që nuk shkonte në shkollë. Në dijeni të konfliktit mes adoleshentëve kanë qenë dhe mësues të gjimnazit në Klos.
Në takimin e sotëm, pas kthimit nga emigracioni, mësohet se Fiqiri Mjeshtri ka kërkuar ti linin të qetë vajzën, por kjo situatë ka vijuar. Me vete i kanë marrë dhe djemtë. Por sherri ka nisur sapo janë takuar kur djemtë kanë dalë nga shkolla. Pasi nuk janë marrë vesh edhe pas takimit në lokal, Mjeshtri nxorri armën dhe qëlloi mbi të tjerët. Si pasojë, 17-vjeçar Kenato humbi jetën në vendin e ngjarjes ndërsa i ati, Ilir Shira humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë Renato 14 vjeç dhe babai i tij janë dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar, pasi përfunduan të plagosur nga plumbat e autorit. Ky i fundit, u gjet i vetëvrarë nga Policia e Dibrës.