Kosova
Me shpatulla pas murit/ Ambasadori amerikan Hovenier vendos piketat e fundit
Ambasadori, Jeff Hovenier, në takim me gazetarë të Kosovës, duke folur për çështjen e dinarit dhe pakënaqësinë amerikane me veprimet e Qeverisë së Kosovës, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës s’mund ta bëjnë më shumë të qartë se sa pakënaqësinë me Qeverinë e Albin Kurtit.
“Unë nuk e shoh partneritetin si një gjë binare. Po ose jo. Mirë ose keq. E shoh me shumë më shumë nuanca. Mund të kemi partneritet të mirë dhe partneritet të shumë të mirë. Mund të kemi partneritet jo aq të mirë, partneritet të pamjaftueshëm, apo jo. Pra, nuk është thjeshtë: po ose jo. Por nuk mendoj se qeveria ime mund ta bëjë më të qartë se sa shumë jemi të pakënaqur me kualitetin dhe partneritet e Qeverisë Kurti”- deklaroi Hoveneri duke shtuar se qeveria aktuale ka qenë mjaftueshëm e vëmendshme ndaj shqetësimeve që vazhdimisht i ka ngritur SHBA për planet dhe për zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.
“Nuk po e bëjmë këtë për të mbrojtur dinarin, por po e bëjmë sepse është e rëndësishme për SHBA-të dhe partnerët tanë, sepse nuk jemi vetëm” – deklaroi ambasadori, sipas te cilit, vendimi i fundit për dinarin “ka afektuar kualitetin e partneritetit” dhe se “Çështja e dinarit është çështje e dialogut”
“Pse mendojmë se është çështje për dialog? Është krejt e qartë, sepse është nën planin e Ahtisaar-it. Brenda kushteve nën të cilat Kosova pranoi mbështetjen tonë për pavarësinë e vet” – pohoi ambasadori.
Sipas Hovenier, takimi në Bruksel ishte me respekt të ndërsjellë dhe pati takime me rëndësi, por duhet edhe niveli politik të përfshihet, sepse çështja është shumë politike.