Kosova
Me shpatulla pas murit/ Ja çfarë kërkese vendos Berlini në tavolinë
Nëse rezoluta e Parlamentit Evropian për zgjedhjet në Serbi gjen një përfundim, pra propozim për përsëritjen e zgjedhjeve në Beograd, dhe ka shumë mundësi që të jetë kështu, Berlini zyrtar, si dhe vende të tjera që kanë të dërguarit e tyre për Ballkanin Perëndimor, do ta vendosin në tavolinë para Aleksandër Vuçicit atë kërkesë.
Sipas burimit diplomatik të medias opozitare serbe ‘Danas’, që në konkluzionet e Parlamentit Evropian të përfshihet propozimi për përsëritjen e zgjedhjeve në Beograd , është i nevojshëm pajtimi i katër grupeve Brenda atij organi.
“Mund të pritet që Berlini të insistojë publikisht dhe në mënyrë transparente në konkluzionet e PE-së, ndërsa Parisi sigurisht që do ta ndiqte pas, por më pak publikisht dhe më pak ashpër se Berlini” – tha burimi diplomatik, duke shtuar se “një trend të tillë do ta ndiqnin edhe vendet e tjera që kanë ambasadorët e tyre në Ballkanin Perëndimor, përkatësisht Italia dhe Britania e Madhe”.
Pritet që rezoluta e Parlamentit Evropian do të jetë shumë më e ashpër nga sa pret qeveria në Beograd.
Është e vështirë të parashikohet zhvillimi i saktë i ngjarjeve, shpjegon burimi më tej, por rezultati më i mundshëm është se rezoluta e Parlamentit Evropian do të jetë shumë më e ashpër nga sa pret qeveria serbe.
Rezoluta e Parlamentit Evropian për zgjedhjet në Serbi do të miratohet më 8 shkurt, ndërsa seanca konstituive e Parlamentit serb është caktuar për 6 shkurt.