Connect with us

Rajon

Me shpejtësi skëterrë, i riu mysliman pas aksidentit shtron tapetin dhe lutet

Arrestimi i një 31-vjeçari në Selanik mëngjesin e së shtunës të sjell ndërmend një skenar të filamve aksion.

Bëhet fjalë për një shtetas turk i cili po udhëtonte nga Turqia drejt Austrisë.

Edhe pse tabelat në zonën ku ai po udhëtonte në Selanik kërkojnë që drejtuesit të lëvizin me shpejtësi të ulët, shpejtësia e 31-vjeçarit ka arritur 192 kilometra për orë, duke bërë që makina e tij të përmbysej në mes të rrugës.

Motori i mjetit kishtë fluturuar 50 metra larg dhe ishte përfshirë nga flakët.

Sipas mediave greke, ai vetë, duke mos i besuar fatit, ka nxjerrë një tapet nga automjeti për t’u lutur që të shpëtonte.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur tashmë zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin e rënë.

Megjithatë, sapo 31-vjeçari mbaroi namazin e tij, ai sulmoi zjarrfikësit pasi dyshohet se  kishin shkelur në tapet, gjë që e konsideroi mungesë respekti.

Në polici ai ka deklaruar se ka ecur me shpejtësi sepse kishte marrë vesh që vajza e tij kishte pësuar goditje në tru dhe i duhej të mbërrinte sa më shpejt në Austri.

31-vjeçari është dënuar nga Gjykata Penale Treanëtarëshe e Selanikut me  3 vjet e 10 muaj burg, me efekt të pezulluar ankimi.

Ai u shpall fajtor për drejtim të automjetit në mënyrë të rrezikshme, dhunë ndaj punonjësve të policië, lëndim trupor serial dhe dëmtim të rëndë të pasurisë së tjetrit.

Advertisement