Kosova
ME SULMUAN, ULA KOKEN/ Vuçiç ankohet dhe ka dy fjalë për ata që hapën Kutinë e Pandorës
“Unë besoj në pajtimin e rajonit te Ballkanit, por jo në një narrativë që gjithmonë do sjellë konflikte të reja politike dhe që synon të dëmtojë Serbinë dhe interesat kombëtare serbe” – keshtu tha presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçic
Duke iu pergjigjur pyetjes se BBC per krimet e kryera gjatë luftës në Srebrenicë, si dhe iniciativën e fundit të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe disa vendeve në OKB për ta përcaktuar atë krim si gjenocid, presidenti serb tha se “Askush nuk e mohon atë që ndodhi në Srebrenicë”.
“Unë kam qenë gjithmonë i gatshëm të pranoj se ishte një masakër e tmerrshme”, tha Vuçiq dhe kujtoi se ai shkoi në Srebrenicë, uli kokën dhe bëri nderim për viktimat, por edhe se atje ishte sulmuar.
Kur bëhet fjalë për cilësimin e kësaj masakre si gjenocid, Vuçiq tha se ajo ishte iniciuar nga gjermanët dhe boshnjakët në Kombet e Bashkuara si një iniciativë politike.
I pyetur për të komentuar tubimin e madh të “Unitetit Serb” që mblodhi së bashku liderët serbë këtë verë, jo vetëm nga Serbia por edhe nga rajoni, Vuçiq theksoi se në takim është miratuar një deklaratë ku thuhet se populli serb është një entitet unik dhe se ky ishte një sinjal alarmi për shumë në rajon, sepse ata besojnë se ideologjia e Serbise se Madhe është ende e pranishme.
“Kjo është një histori shumë fiktive e njerëzve që duan ta dëmtojne Serbinë dhe interesat kombëtare serbe: – theksoi Vucic duke shtuar se ai mbështet integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës, duke përfshirë integritetin e Republika Srpska brenda Bosnjës.
I pyetur per marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe nëse ai mendon se ekziston rreziku i një lufte të re, Vuçiq tha se në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, Serbisë nuk iu kërkua njohje de facto e pavarësisë të Kosovës dhe se “një gjë e tillë as nuk është shkruar dhe as është thënë askund”.
“Normalizim do të thotë që ne jetojmë në paqe, stabilitet, qetësi, te kemi fluks të lirë të mallrave, kapitaleve, njerëzve, shërbimeve, që te zhvillojmë ekonomitë tona, që te fillojmë të diskutojmë çështje të ndryshme dhe të përpiqemi t’i zgjidhim ato” – ka deklaruar Vuçiq duke theksuar se paqja dhe stabiliteti në Kosovë është një pyetje për ata që “hapën kutinë e Pandorës”.