Bota
Me të ftuar nga Bill Gates te Mark Zuckerberg, zbuloni detajet e dasmës madhështore të djalit të njeriut më të pasur në Azi
Trashëgimtari miliarder Anant Ambani do të martohet me të fejuarën e tij Radhika Merchant gjatë këtë muaji, në një ceremoni luksoze që është cilësuar gjerësisht si dasma e vitit.
Në mars, çifti zhvilloi një festë tre ditore para dasmës, ku morën pjesë rreth 1200 të ftuar të profilit të lartë, duke përfshirë Mark Zuckerberg dhe Bill Gates. Një shfaqje me 5500 dronë ndriçoi qiellin mbi një pallat xhami të ndërtuar me porosi për festimet, ku të pranishmit u argëtuan me performacën e të ftuarës speciale, këngëtares Rihanna.
Por çfarë ka mbetur më për t’u bërë në dasmën madhështore? Dasma në Mumbai është vendosur të zhvillohet nga data 12 deri më 14 korrik në shtëpinë e prindërve të Anantit, Mukesh dhe Nita Ambani, një rezidencë 27-katëshe e quajtur Antilia, si dhe në Qendrën e Konventave Botërore Jio në pronësi të familjes, një vend i gjerë me kapacitet për më shumë se 16,000 njerëz. Ambani, 29 vjeç, është djali më i vogël i njeriut më të pasur të Azisë, Mukesh Ambani, i cili ka një pasuri prej 118 miliardë dollarësh. Merchant, 29 vjeç, është vajza e manjatit të farmacisë Viren Merchant dhe punon për kompaninë e tij, Encore Healthcare.
Në festën gjatë marsit, nusja kishte veshur një fustan të artë të zbukuruar me 20 000 kristale Swarovski për të cilin punuan mbi 70 artizanë. Ndërsa për fustanin e nuses detajet kanë mbetur sekrete, por ajo që dihet është se një staf i tërë është angazhuar për të krijuar një fustan unik në botë. Të ftuarve iu është kërkuar të vishen me rrobat tradicionale indiane.
Burime nga familja e miliarderëve kanë bërë me dije se përgatitjet për damsën kanë nisur që para 9 muajsh dhe plot 45 agjenci me qindra punonjës, janë angazhuar në këtë projekt. Dihet se pjesë e dasmës do të jenë personalitete të famshme jo vetëm nga India, por edhe bota. Pritet sërish pjesëmarrja e Bill Gates, Mark Zuckerberg, Andrea Boccelli etj.
Megjithatë, pas gjithë këtj shkëlqimi përrallor, vijnë edhe kritikat. Ngjarja madhështore është parë në kontrast të plotë me varfërinë që prek miliona njerëz në vend, duke theksuar hendekun midis të pasurve dhe të varfërve. Të vetëdijshëm për privilegjin e tyre, çifti ka kryer akte bamirësie së fundmi duke organizuar një martesë masive për 50 çifte në qytet e duke iu dhuruar atyre stoli, sende shtëpiake dhe ushqime për një vit.