Sport
Më të mirët nga FIFA/ Emocione në Londër, nis ceremonia
Sonte në mbrëmje në Londër ndahen çmimet për më të mirët e vitit 2023. Në ceremoninë e organizuar nga FIFA, vëmendja më e madhe është tek “lojtari më i mirë”, ku rivalizojnë Lionel Messi, Erling Haaland e Kylian Mbappe. Ky trofe individual u fitua vjet nga Messi, me “pleshtin” që synon të fitojë për herë të 3-të këtë çmim.
Gjithsesi, favorit është norvegjezi Erling Haaland, i cili u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Premier League dhe triumfoi në Champions League me Manchester Cityn.
Me interes të madh pritet të shihet se kush do vlerësohet si trajneri më i mirë. Në garë janë Simone Inzaghi, Luciano Spalletti dhe Pep Guardiola. Yassine Bounou, Thibaut Courtois dhe Ederson “luftojnë” në distancë për portierin më të mirë. Votimi është kryer nga një grup ekspertësh dhe vlerësimi është bërë për përformancën nga 19 Dhjetori i 2022 deri në 30 Gusht të 2023.
Lojtari i vitit:
Lionel Messi
Erling Haaland
Kylian Mbappe
Futbollistja e vitit:
Aitana Bonmati
Jennifer Hermoso
Linda Caicedo
Portieri më i mirë
Yassine Bounou
Thibaut Courtois
Ederson
Portierja më e mirë
Mackenzie Arnold
Catalina Coll
Mary Earps
Trajneri më i mirë
Pep Guardiola
Simone Inzaghi
Luciano Spalletti