Connect with us

Kronike

‘Më tha vetëm, IK…’/ Nëna e 12 vjeçares së abuzuar nga i ati, zbulon bisedën me bashkëshortin në polici

Fieri është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë. Ku një 12-vjeçare është abuzuar seksualisht nga babai i saj.

Në një lidhje direkte në emisionin “Me Zemër të Hapur” ajo ka kërkuar që bashkëshorti të marrë dënimin më të rëndë që parashikon ligji, ndërkohë ka rrëfyer edhe momente t e para kur mori vesh se e bija ishte larguar nga banesa.

“Më lajmëroi vajza 11 vjeçe se motra e saj nuk ishte në shtëpi. Gjeta dritaren hapur,. Një herë mendova se mos ma kishte marrë njeri.

Në sy tim bashkëshorti u shqetësua njëlloj si mua. Më pas bëmë denoncimin në policinë e Fierit.

 

 

Vajza kishte shkuar në banesën e një komshie që e kemi rreth 45 minuta larg. Fqinja

Në fillim nuk e besoja se çfarë dëshmonte vajza. Nuk dukej që i bënte ato. Nuk e di se ç’mund të bënte ai në kohën që nuk ishim bashkë.
Në polici ai u shfaq i shqetësuar. I thash të kalbesh në burg e të marrësh dënimin e merituar. Pse ma bëre këtë gjë. Më tha vetëm: Ik ik. Ai dëgjova që e ka pranuar krimin. Më erdhi gjithçka si bombë”, tha ajo.

Advertisement